Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore në vend si pasojë e motit të keq.

Sipas ARRSH të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht.

ARRSH njofton se në disa akse rrugore në rajonin jugor dhe atë verior qarkullimi i mjeteve kryhet me xinxhirë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

Në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
Zalldardhe-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Trebisht-Doganë.

Artikulli paraprakPS RRËZON DEKRETIN E METËS PËR NOTERINË, RISHIKON ‘KADASTRËN’
Artikulli tjetër“ARSIMI NË KOLAPS”, ZBARDHET MBLEDHJA E PD DHE POROSIA E BASHËS