Mëngjesin e kësaj të enjte polumbaret e Renea’s rinisën kërkimet në liqenin e Pogradecit për të gjetur trupin e 53 vjecarit Gezim Seitllari te zhdukur prej dates 31 dhjetor.

Ndërkohë mësohet se kërkimet për peshkatarin 53 vjeçar kanë zgjatur për rreth 2 orë, por për shkak të motit keq dhe dallgëve janë ndërprerë për të vazhduar në ditët në vijim.

Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, i cili kishte dalë për të peshkuar mëngjesin e datës 31 Dhjetor, dhe që nga ajo ditë nuk është rikthyer më duke humbur kontaktet me familjarët.

Një ditë më parë, në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 metrash nga bregu u gjet varka bosh e peshkatarit, i cili prej disa ditësh rezulton i humbur.

Nga hetimet, dyshimet paraprake për ngjarjen janë se dallgët e liqenit janë bërë shkak për çarjen e varkës së tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallgë në liqen.

Artikulli paraprakNUK MBYLLËN LLOTOT PAS 1 JANARIT, POLICIA PROCEDON DY PERSONA
Artikulli tjetërSHPËTOI NJERËZIT NGA ZJARRI, SHQIPTARI MERR NËNSHTETËSINË GREKE, PRESIDENTI: U JEMI BORXHLINJ