Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e motit ekstrem dhe temperaturave të ulëta rekord që janë shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjencisë së lajme Reuters numri i të vdekurve nga vorbulla polare që uli temperaturat në nivele rekord ka bërë që dhjetëra miliona amerikanë u bënë ballë temperaturave të ngjashme me Arktik të paktën deri në -48C të enjten, që ka paralizuar Midëestin e SHBA. Mësohet se në Chicago

temperaturat kanë zbritur deri në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë ndoshta temperaturat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa fronti i ftohtë arktik është duke u përhapur në të gjithë vendin.

Tragjik ishte rasti i një studenti nga që u gjet pa ndjenja në të ftohtë jashtë ndërtesës së konviktit, e më pas ndërroi jetë në spital. Mjekët thanë se moti ishte një nga faktorët kryesorë të vdekjes së 18-vjeçarit, sipas autoritetve zyrtare të universitetit.

Mediat amerikane bëjnë të diturse personat e pastrehë dhe të zhvendosur ishin veçanërisht në rrezik, për jetën e tyre përveç Çikagos, edhe në Miçigan ,

Midëest dhe qytete të tjera ku mësohet se shumë zyra institucionesh , shkollash janë mbyllur duke ndërprerë përkohësisht aktivitetin.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ekipet e emergjencës po punojnë për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë ndërsa sipas autoriteteve këto janë temperaturat më të ulëta të shënuara, në pjesën veriperëndimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.