Pas erërave të forta dhe stuhive që goditën Italinë, dëme nga moti i keq numërohen pothuajse në të gjitha rajonet. Bilanci paraprak është 10 të vdekur dhe 1 i humbur.

Shkollat do të mbeten të mbyllura në shumë qytete, duke përfshirë Romën, Napolin dhe Xhenovën.

Një përmirësim pritet gjatë ditës, ndërsa të mërkurën, një tjetër rrezik do të kërcënojë vendin.

“Alarmi i kuq” deri në 15 në Liguria, ka detyruar mbylljen e aeroportit ” Kristofor Kolombi”në Xhenova deri në orën 14:00.

Për shkak të stuhisë, pista u mbush me mbeturina duke dalë jashtë funksioni.Të gjitha fluturimet janë anuluar. Pasagjerëve iu kërkua të kontaktojnë kompanitë për të ripozicionuar udhëtimet e tyre.

Më shumë se shtatë mijë ndërhyrje janë kryer nga zjarrfikësit që nga e hëna në mëngjes për të përballuar valën e motit të keq që goditi Italinë.

Mbi 5,800 zjarrfikës që punojnë në zonë kanë ndërhyrë në veçanti në Liguria, Toscana, Lazio, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemonte.

Gjatë natës zhytësit shpëtuan 19 boilerë të cilët kishin mbetur për orë të tëra në digën e Rapllos të shkatërruar pjesërisht.

Një grua vdiq në Val di Sole, ajo është viktima e tetë e motit të keq.Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin në Dimaro, pasi ishte rrëmbyer nga uji i përroit.

Stuhia e detit shkaktoi përmbytjen e terminalit të makinave në portin e Savonës. Uji shkaktoi një qark të shkurtër në dy depo që shpërtheu bateritë e disa veturave.

Mbi njëqind ndërhyrje janë ndërmarrë nga zjarrfikësit milanezë gjatë natës, duke u ballafaquar me kabllo të prera dhe pemë të rënë për shkak të erës së fortë dhe shiut të rrëmbyeshëm që goditi qytetin dhe provincën. Zona më e prekur është ajo drejt Vimercate.

Moti i sotëm duket se është përmirësuar, por ka ende të paktën njëzet situata që duhen zgjidhur dhe puna e zjarrfikësve do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

Artikulli paraprakLUSHNJE, FOSHNJA RRETH 7 MUAJSHE GJENDET E PAJETË NË KOSHIN E PLEHRAVE
Artikulli tjetërNË 28 VJET KEMI 25 MINISTRA TË BRENDSHËM