Gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas një stuhie të fuqishme që ka prekur zonën turistike të Halkidikit në Greqi.

Në Sozopol një çift i moshuar nga Republika Çeke ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys nga erërat e forta. Me ta ishte edhe djali i tyre i cili mori dëmtime por tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Midis viktimave janë dy fëmijë, një prej tyre vetëm 8 vjeç nga Rumania, i cili humbi jetën pas shembjes nga era e fuqishme çatia e një restoranti që ka zënë nën vete duke lënë të vdekur edhe një 54-vjeçare.