Një jaht me vela ku po udhëtonin 7 turistë italianë janë shpëtuar nga kapiteneria e Durrësit.

Mësohet se ata ishin nisur nga Korfuzi për në Koraci, por për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe shi, veliera pësoi një defekt 5 milje nga Durrësi. Pas njoftimit, Kapiterneria nisi mjetin “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port.

Fatmirësisht 7 personat në bord janë në gjendje te mirë shëndetësore. Kujtojmë që disa javë më parë, moti i keq i papritur që pushtoi vendin u mori jetën dy pushuesve, teksa u shpëtuan 26 të tjerë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GODET ME THIKË DY PERSONA NË BARCELONË
Artikulli tjetërSPAHIA: PROTESTA NË SHKODËR SINJAL PËR VALDRINAT E TJERË QË KA PROMOVUAR RAMA