Duke marrë shkas nga moti i keq që ka ‘pushtuar’ një pjesë të madhe të vendit, me reshje dëborë dhe temperatura të ulëta, Ministria e Brendshme ka dhënë informacione lidhur me situatën në fjalë.

Ministria sqaron se janë kontaktuar të gjithë prefekturat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave.

Prefekturat me problematike me prezence te shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra/bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.

Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizet me zinxhirë.

“Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugore, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe të gjitha institucionet. Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile është nisur drejt Qafe Thanës për të inspektuar punën që po bëhet atje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.