Moti i ftohtë me temperatura të ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë natës por dhe në vazhdim Në Dibër temperaturat kanë zbritur deri në -7 gradë celsius dhe rruga Peshkopi-Tiranë i qarkullueshëm me zinxhirë por me vështirësi.

Gjatë natës ka pasur makina të bllokuara sepse lëviznin pa zinxhirë duke penguar edhe lëvizjen e borëpastrueseve. Të gjitha njësitë administrative të bllokuara. Në Kukës Rruga e Kombit mbetet segmenti më problematik dhe autoritetet bëjnë thirrje për shmangien e lëvizjes atje. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku dëbora po arrin në 60 centimetra trashësi. Në Durrës orët e mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar me reshje bore të dendura, por edhe në Tiranë por bora ra por në qytet nuk ka ngjitur.

Artikulli paraprak“ZBARDHET” QARKU I SHKODRËS, JA SITUATA DERI NË MBRËMJE
Artikulli tjetërKËNGËTARI STRESI SHPALLET NË KËRKIM NGA POLICIA