Italia përfshihet nga moti i keq në pjesën Jugore dhe në atë qendrore të vendit. Gjithashtu do të qëndrojnë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme si masë sigurie edhe një pjesë e madhe e shkollave në jug të vendit.

Parashikimet metereologjike flasin për reshje të dendura që do vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës së martë.

Nga reshjet e dendura që vazhdojnë prej mbrëmjes së të hënës janë mbyllur shkolla në Peskara dhe do të vazhdojnë të jenë dhe të martën.

Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar për situatën e keqe që ndodhet vendi, ai ka shprehur se prioritet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa.

Gjithashtu edhe në zonën Kampania është vendosur gjendja e alarmit për shkak të reshjeve të dendura, të cilat parashikohen të zgjasin gjatë gjithë ditës. Madje në disa zona parashikohet se mund të ketë dhe stuhi.

Në këtë rajon katet e para të pallateve dhe disa dyqane janë përmbytur, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme.

Po ashtu edhe në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura.

Artikulli paraprakVETINGU / BUJAR SHESHI MOSPËRPUTHJE MODESTE, VENDIMI JEPET SOT
Artikulli tjetërME TË NJËJTAT EMOCIONE, NDËRTOHET ANIJA TITANIK II, DESTINACIONI I NJËJTË ME 1912