Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik të shpërndarjes, nga përkeqësimi i motit në mbarë vendin.

Rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq. • Nga informacioni i përcjellë në shtabin qendror të OSHEE, prej dispeçerëve rajonale të kompanisë, bëjmë me dije se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë. • Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike. Gjatë natës u konstatuan defekte të shumta për shkak të motit, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre. Aktualisht janë riparuar në pjesën dërrmuese të tyre, defektet në rajonin e Burrelit , Vlorës dhe Kukësit. Rajonet më të prekura nga defektet janë ne Qarkun e Shkodres • Rajoni Shkodër: pjesërisht Zagore,/Koplik; Kashnjet si dhe pjesërisht Gjadër/Lezhë; Arrës Miliska, Rrapë/Pukë; Bërdicë, Rrethina, Guri i Zi, Dajç, Bushat si dhe pjesërisht Vau i Dejës/Shkodër Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Artikulli paraprakVENDIMET NË USH, ACAROHEN STUDENTET E VITEVE TË DYTA
Artikulli tjetërSHKODRA PËRFSHIHET NGA RESHJET, KUJDES NË LËVIZJE