Moti I keq përveç përmbytjeve në disa zona të vendit shkaktoi problem të shumta edhe përsa i takon situatës në porte dhe aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë.

Por, sipas të dhënave të fundit, situata në portet detare të vendit dhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria është në normalitet. Në portin e Durrësit po evadohen normalisht pasagjerët dhe mjetet në Terminalin e Pasagjerëve nga tragetet “Rigel III” dhe “Marina” që kanë mbërritur nga Porti i Barit. Gjithashtu, në Terminalin e Kontenierëve po përpunohet anija “CONTSHIP VOË”. Në orën 10:05 ka mbërritur po në orar trageti “Mikela” nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Ankonës.

Në Portin e Vlorës ka mbërritur sipas orarit të parashikuar trageti “Red Star” me 134 pasagjerë. Ndërkohë që pritet të fillojë edhe përpunimi i anijes së çimentos “Edro 4” nga kalata e përpunimit. Në Portin e Sarandës ka filluar të funksionojë linja ndërkombëtare Sarandë – Korfuz. Trageti “Xhorxhia” ka mbërritur në orën 09.00 dhe është nisur drejt Korfuzit në orën 10.00. Ndërsa trageti “Santa 2” ka mbërritur në orën 09.15 dhe pritet të niset sipas orarit të paracaktuar në orën 13.00 të ditës së sotme

Artikulli paraprakBLLOKOHET NJË GOMONE 7 METRA NË JON, NDALOHEN DY PERSONA
Artikulli tjetërKAPET SERBI I KOKAINËS, FURNIZONTE VIP-AT GREKË