Në vendin tonë do të dominoje mot kryesisht i kthjellët si pasojë e qarkullimit të i masave ajrore të qëndrueshme që vijnë nga kontinenti, përjashtuar zonat malore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të mbetet prezent. Zonat më të ftohta do të jenë në juglindje të territorit. temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi verilindor- lindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE, NË RUSI “SHUPLAKA” NUK DO TË PËRBËJË MË KRIM
Artikulli tjetërGRUEVSKI EDHE TRI DITË AFAT PËR FORMIMIN E QEVERISË