Pas disa ditëve me shi dhe me temperatura të ulëta, moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira të pakët, të hënën dhe pjesërisht të martën. Pjesa e dytë e javës, kryesisht e kthjellët.

Temperaturat rriten gradualisht gjatë javës tjetër duke arritur maksimumin fundjavën tjetër kur pritet të ngjiten në 27 gradë në veri të vendit dhe mbi 30 gradë në zonat e ulëta.

Për meteorologët kjo nuk është një situatë e zakontë pasi, vlerat termike do të jenë 10 gradë mbi normalen e këtij muaji.

Këtë herë edhe Europa do të ndahet në dy pjesë, pasi këto temperatura ekstreme të larta do të jenë vetëm për jugun e saj, ndërsa pjesa tjetër e Europës do të përfshihet nga ditë të ftohta thuajse dimërore dhe reshje shiu e dëbore.

Kapriçoja e radhës e motit, pritet të zgjasë 10 ditët e para të Prillit.