Moti i qëndrueshëm mbetet prezent në territorin shqiptar ditën e sotme duke sjell dominim të kthjellimeve në zonat e ulëta dhe bregdetare, por përgjatë kufirit lindor do të ketë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian paraqitet në Jug dhe Lindje me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa Veriu dhe pjsërisht qendra e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve.

Artikulli paraprakAksident ne Shkoder. Dy mjete jane perplasur me njera tjetren.
Artikulli tjetërMESI: DUA TË LARGOHEM NGA BARCELONA!