Një aksidenti ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke lënë pas një viktimë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës”, ku një mjet motoçikletë me drejtues shtetasin Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë.