Një aksident është regjistruar rreth mesditës në qytetin e Elbasanit.

Një motor është përplasur me një Range Rover e për pasojë drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të qendrës spitalore. Një motor picash është përplasur me një Range Rover.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shpërndarësi i picave i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka dokumentuar të dhënat për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.