Mozaiku u zbulua nga gërmimet në Lin në vitin 1969 dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit të 13-të, është Monument Kulturor i Mbrojtur nga Shteti. Mozaiku tashmë do të jetë i hapur për vizitorët.

 

Mozaiku i mrekullueshëm i Linit do të jetë i hapur për vizitorët. Ky objekt që i përket gjysmës së dytë të shekullit të 13-të është Monument Kulturor i Mbrojtur nga Shteti, i ndodhur në Lin të Pogradecit, në rrethin e Korçës.

 

Mozaiku u zbulua nga gërmimet në Lin në vitin 1969, të cilat nxorrën në dritë një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe në të janë gjendur objekte që vijnë deri në mesjetën e hershme.

 

Njoftimin për çeljen e këtij mozaiku për vizitorët dhe turistët e huaj e ka dhënë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që e ka konsideruar një destinacion që nuk duhet humbur. Sipas saj, muaji gusht është edhe muaji i mozaikëve.

 

Ky mozaik gjendet në ambientin e Baptisterit, i cili shërben për pagëzimin e kandidatëve të bashkësisë kishtare, ndërsa vet Ministrja shkruan në Facebook, “Moos e humb. Sapo kemi zbuluar mozaikun e mrekullueshëm të Bazilikës së Linit në Pogradec. Është super”.

 

Në qendër të këtij mozaiku ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.

 

Për të gjithë vizitorët, ambienti i cili do të jetë i vizitueshëm është pastofori, ambient polifunksional, i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik.

 

Gjatë zbulimit të mozaikëve së bashku me specialistët e IMK-së, Gon Islami, dhe arkeologen Froseda Angjellari, ishte i pranishëm dhe profesori i Historisë së Artit dhe Muzeve në Universitetin e San Franciskos, Nathan Dennis.

Artikulli paraprakMeta për Teatrin: As në luftë nuk pranuan ta bombardojnë qendrën e Tiranës!
Artikulli tjetërEUROPA ‘PUSHTOHET’ NGA TEMPERATURAT EKSTREME