Më shumë se 160 pasagjerë dhe ekuipazhi shpëtuan për mrekulli vetëm disa sekonda nga shpërthimi në flakë i avinit me të cilin ata po udhëtonin. Avioni Boeing 737, u rrëzua mbi një lumë në Rusi, ku më pas shpërtheu në flakë.

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë udhëtarët dhe ekuipazhin e kabinës nga ku njerëzit u detyruan të hidhen poshtë mbi krahët e avionit.

Nga hetimet paraprake rezulon se shkak i kësaj ngjarje u bë era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që nuk e lejonin avionin të bënte uljen e zakonshme.

Edhe pse më shumë se 160 persona shpëtuan për mrekulli, një prej punonjësve që po ndihmonte në misionin e shpëtimit vdiq në vendngjarje nga ataku në zemër.

Autoritetet kanë njoftuar se 18 persona janë të plagosur dhe gjashtë persona të ekuipazhit kanë pësuar djegie