Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike.

Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë të jetë i qëndrueshëm. Do të vihet re një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit.

Por, do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi. I ftohti në këtë muaj do të zgjasë vetëm 4 ditë. Reshjet e dëborës pritet të bien në zonat malore dhe temperatura maksimale në muajin e fundit të vitit do të jetë 22 gradë Celsius.

Dhjetori parashikohet të jetë më i ngrohtë se normalja. Do të ketë episode, që do të jenë 2 deri në 4 ditë tipike të dimrit, që mund të jenë me reshje dëbore apo me temperatura të ulëta.

Por, episodet më të gjata do të jenë 5-6 ditë me temperatura të larta. Në 15-ditëshin e parë të muajit Dhjetor do të përjetojmë temperatura më të larta sesa normalja, deri në 22 gradë Celsius.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE