25-VJEÇARI KOSOVAR KËRKOHET PËR AKTE TERRORISTE
Lavderim Muhaxheri, kosovari qe u be I famshem pas aktivizimit ne radhet e ekstremisteve islamike ne Siri, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, Interpol.

Tri jave pas kerkeses se Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprimet terroriste te Muhaxherit ne Siri dhe Irak, Interpol e ka perfshire shqiptarin nga Kacaniku ne listen e personave me te kerkuar ne bote.
Zyrtarisht Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur në janar të këtij viti hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit dhe disa personave të tjerë të dyshuar të jenë përfshirë në aktivitete terroriste.
Ne korrik, Muhaxheri publikoi disa fotografi ku shihej duke I prere kokën një të riu, te cilat u konfirmuan edhe nga familjaret e tij.
25-vjeçari Lavdrim Muhaxheri ka lindur me 3 dhjetor 1989 ne Kacanik te Kosoves, dhe eshte rritur jetim, pa nenen. Ne lagjen e tij te linjdes, ne Dushkaje te Kacanikut, te gjithe e mbajne mend si djale te urte e te mire, deri rreth vitit 2010, kur filloi te merrej me aktivitet te dyshimte.
Me heret, edhe Policia e Kosovës, njoftoi se ka lëshuar fletë-arrest për Lavdrim Muhaxherin, I cili nuk eshte kosovari I vetem që lufton përkrah ISIS në Siri dhe Irak. Sipas CNN, atje mendohet se jane te pakten 120 shqiptare nga Kosova.
Nderkaq, institucionet ne Kosove I kane shpallur lufte ekstremisteve, duke arrestuar para disa javesh 40 persona te dyshuar per perfshirje ne kete veprimtari antiligjore, si dhe duke marre ne pyetje edhe mjaft hoxhallare ne mbare Kosoven.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/PfZ6sexwFnk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]