Zëvendësministri i ri i Arsimit, Taulant Muka shfrytëzoi një konferencë mjekësore mbi dhimbjen për të bërë me dije se ka ngritur një grup pune për të mësuar se si u punësua pedagogu Dritan Shoraj për të cilin u zbulua se ishte marrë me trafikim lëndësh narkotike.

Muka: Është e pafalshme. Është përgjegjësi e jona që profesorë të tillë të mos jenë në auditoret shqiptare. Kam krijuar një grup pune në Ministrinë e Arsimit për të marrë informacion se si ky individ është marrë në punë, kush ka qenë pjesë e grupit, të verifikohen diplomat e rastit në fjalë, të verifikohet puna kërkimore. Kam bërë verifikim vet dhe ky person ka plagjiaturë.

E pafalshme për strukturat arsimore është edhe që pedagogët e paaftë janë pjesë e sistemit akademik ndërsa ata që zëvendësministri Muka i cilësoi si pasuri kombëtare të punojnë në call center.

Muka: Është e pafalshme që këto pasuri të popullit shqiptar punojnë në call center, ndërkohë në universitete ka persona që nuk kanë asnjë meritë akademike.
Nga java e ardhshme, Muka do të nisë një tur dëgjesash me studentë për të qenë në krah të tyre për çdo problem.

Muka: Do të filloj takimet në mbarë Shqipërinë me gjithë studentët shqiptarë për të dëgjuar problematikat e tyre. Do jem mbështetësi i zërit të tyre.

Muka përfundoi fjalën e tij duke thënë se është në këtë detyrë jo për ti bërë fresk karriges por për t’i siguruar studentëve një edukim cilësor.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE