FITON BETEJËN ME DEPUTETIN E PS ARBEN NDOKA QË NUK MORI ASNJË VOTË. Debatet që shoqëruan fillimin e Asamblesë Zgjedhore të Federatës së Mundjes nuk e penguan Martin Bibën që të rizgjidhet President. Martin Biba do të vijojë të drejtojë Mundjen shqiptare pasi fitoi garën zgjedhore ndaj rivalit të tij Deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Në fillim pati debate mes përfaqësuesve të klubeve edhe në prani të Zëvendës Ministrit të Sporteve Rauf Dimraj por më pas u votua. Nga 12 klube me të drejtë vote për Martin Bibën votuan 10, dy fletë votimi u shpallën të pavlefshme dhe asnjë votë nuk arriti të sigurojë Ndoka.

PUBLICITET