Nëse në një farë mënyre fakusin kryesorë këto ditë e kishin marrë ekipet kombetarë të Shqipërise me ndeshjet e tyre tashme sërish kryefjalë rikthehet të jenë ndeshjet në Superiore.

Natyrisht që në sfidën e së shtunës më 30 mars dihet vështirësisa e skuadrës së Vllaznisë e cila do të presë në Shkodër në “Loro Boriçi” kryesuesit korçarë Skënderbeun në takimin e javës së 27.

Kështu kuqeblutë edhe pse me mungesa të mëdha në ekip kanë zhvilluar stërvitje intensive sin ë palestër po ashtu edhe në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Një problem mjaft i madh për teknikun Gjoka janë mungesat duke nisur nga Gocaj, Mersini dhe Sukaj të cilët janë të skualifikuar për në këtë takim për shkak të kartonëve të verdhë.

Më tej janë Sherri, Krymi dhe së fundi Çinari që janë të grumbulluar me ekipin kombëtarë Shpresa të cilët me të mbaruar angazhimin me këtë përfaqësuese, këta lojtarë pritet t’i bashkohet skuadrës në mesjavë për të vijuar përgatitjet për Skënderbeun.

Si një nga mungesat më kryesore dhe që mund të quhet që edhe në një farë mënyre ka cunguar ekipin është Renato Malota.

Futbollisti lezhian po hetohet nga organet e drejtësisë ku ai dhe familja e tij janë të përfshirë në akuzat që përfliten rreth abuzimit me tokat e bregdetit të Shëngjinit. Nga sa bëhet e ditur, gjërat po ecin në rrugën e duhur dhe ndoshta këto ditë Malota mund ta mbyllë çështjen dhe më pas të bashkohet me Vllazninë.

Me mirëkuptimin e organeve të drejtësisë, ai mund të lejohet të kthehet te Vllaznia, ndërkohë që çështja vijon të jetë në hetim e sipër për ta zbardhur të vërtetën. Kështu mbrojtësi pritet t’i bashkohet Vllaznisë në stërvitje dhe në vijim edhe në ndeshjet zyrtare të saj.

Nëse ndodh kështu, ky është një lajm i mirë për skuadrën kuqeblu, ku krahas të tjerave i jep frymëmarrje teknikut Gjoka për ndërtimin e formacionit për sfidën e ardhshme me Skënderbeun.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA HUMBET 1-0 NDAJ NORVEGJISË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET JAPIN EFEKTET NË MJEDIS