MERKEL: DO TË JEMI GJITHMONË MIRËNJOHËS NDAJ NJERËZVE.Gjermania shënon sot 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Mbi një milion njerëz pritet të marrin pjesë në festime, përfshirë një koncert dhe fishekzjarrëKancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë se një dëshirë e zjarrtë dhe e papërmbajtshme për lirinë, ka shembur Murin.

“Njëzetepesë vjet më parë, në ditët para 9 nëntorit, 1989, në dritën e lëvizjeve protestuese, disa njerëz mund të kenë menduar se është e pamundur që Muri të bie. Se ka qenë vetëm çështje orësh, askush nuk e ka menduar”, deklaroi Merkel. Kancelarja po ashtu ka thënë se Gjermania do të jetë gjithmonë mirënjohëse për guximin e gjermanëve lindorë, të cilët kanë protestuar kundër diktaturës komuniste. Muri i Berlinit është ndërtuar në vitin 1961 për të ndaluar gjermanët lindorë që të ikin në Perëndim.Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se tensionet lindje-perëndim, për shkak të krizës në Ukrainë, kujtojnë kohën para rënies së Murit të Berlinit. Ai ka paralajmëruar se bota është në prag të një Lufte të re të Ftohtë.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/ZBSfECDiOWo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]