Një situatë me të cilën jemi mësuar të përballemi vetëm gjatë përudnimit turistik. Kjo është situate e krijuar në pikën kufitare të Muriqanit, ku si asnjëherë më parë është e boshatirsur në mes të muajit korrik.

Në këtë periudhë të vitit, radhët duhej të ishin kilometrike për të hyrë apo për të dalë nga territori por si shkak i COVID-19 dhe mbylljes së kufijve nga shumë shtete të bashkimit europian dhe jo vetëm, janë pezulluar shumë udhëtime.

Burime pranë doganës së Muriqanit bëjnë të ditur se numri i hyrje-daljeve gjatë kësaj fundjave ka qenë 10 herë me i ulët se një vit më parë, po në muajin korrik. Nga 20 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj që regjistroheshin një vit më parë, tashmë numri ka rënë në 2600 shtetas përafërsisht të cilët kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare në dy ditët e para të fundjavës.

Konkretisht, të premten datë 17 korrik, numri i hyrje-daljeve është 1192 shtetas, ku kanë hyrë 714 dhe kanë dalë 478 persona. Ndërsa ditën e shtunë, datë 18 korrik, vetëm 1470 persona kanë hyrë e dalë përmes kësaj pike kufitare. Konkretisht, kanë hyrë 935 shtetas dhe kanë dalë 536 të tjerë. Të vetmit udhëtarë që lejohet të marrin shërbime dhe të udhëtojnë janë ato transit dhe shtetsit të cilët gëzojnë nënshtetësinë në një prej vendeve të Bashkimit Europian.