Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan shtetasit:

Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës,

Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës,

Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur “Gropa Thanit”, në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogram.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”

 

Artikulli paraprak“MENAXHIMI I KONVIKTEVE STUDENTORE DHE MEDRESETË”
Artikulli tjetërI ZBULOI BAZAT USHTARAKE, BELGJIKA DO TË PADISË GOOGLE