Gushti ka qenë ndër muajt në të cilin u regjistruan shifra më të larta të hyrje-daljeve në pikën kufitare të Muriqanit. Me krizën që u krijua pas përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rregullave të vendosura nga shumë shtete për ndalimin e fluturimeve dhe udhëtimeve të ndryshme, numri I turistëve dhe emigrantëve që hynë në Shqipëri u ul ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në muajin e kaluar, kanë hyrë 10, 071 shtetas shqiptar ndërsa kanë dalë përmes kësaj pike kufitare rreth 11 mijë të tjerë. Nga ana tjetër, ka patur një rritje të numrit të shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë në Shqipëri.

Nga burimet pranë kësaj pike kufitare bëhet e ditur se kanë hyrë në muajin gusht 21, 471 shtetas të huajndërsa kanë dalë më shumë se 30 mijë të tjerë. Këto shifra janë të pakrahasueshme me ritmin e punës të një viti më parë ku radhët në të dyja anët e kufirit ishin deri në disa metra të gjata, ndërkohë që sot situata paraqitet e kundërt.

Të vetmit udhëtarë janë ato të cilët rezultojnë negativ nga COVID-19 ndërsa pala malazeze ka marrë për bazë edhe përgjigjet e testeve serologjike. Gjithashtu, udhëtarë të përhershëm në këtë pikë të kalimit kufitar janë ato tranzitë të cilët udhëtojnë nga Kosova apo shtete të tjera të rajonit në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane.

Punonjësit atje bëjnë të ditur se ritmi I punës me një vit më parë është I pakrahasueshëm pasi në verën 1 2019-es nuk mund të flitej për 30 mijë apo 40 mijë hyrje-dalje të shtetasve shqiptarë e të huaj, por për trefish apo më shumë të fluksit