Si hyrja ashtu edhe dalja kanë filluar gushtin me radhë të zgjatura në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër.

Qytetarët janë të detyruar të presin në temperatura të larta për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Nga 20 deri në 30 minuta u duhet të përballen me vargun e gjatë të automjeteve.

Një pjesë e madhe e njerëzve janë të huaj që vijnë dhe dalin nga Shqipëria. Presin në radhë, ndërsa shprehen mjaft të kënaqur me Shqipërinë turistike.

Nuk mungojnë edhe vizitorë nga Serbia, të cilët mendojnë të shpenzojnë kohë relativisht të gjatë në plazhet dhe qendrat historike e turistike të Shqipërisë.

Muaji gusht është piku i sezonit turistik në Shqipëri. Dita e parë e këtij muaji korrespondon edhe me marrjen e pushimeve, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë zgjedhin t’i kalojnë jashtë. Emigrantët kthehen në atdhe.

Policia kufiture vijon kontriollin e imtësishëm, sidomos të autobusëve që dalin nga Shqipëria.