GJATË DITËVE TË PARA TË JANARSIT KANË DALË 13.157 SHTETAS DHE 3.843 MJETE. Pas fluksit per te hyre ne shqiperi ne prag te festave te fundvitit qofte krishtlindjeve dhe vitit te ri, tashme paraqitet nje tjeter tabllo, ajo e daljeve nga territory shqiptar per tiu drejtuar vendeve ku ato jetojne dhe punojne . Ne dispozicion jane  4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, në mënyrë që të shmanget radha e gjatë.

Sipas drejtuesve te policise kufitare  dhe emigracionit te Shkodres,  ne kete pike kalimi,  gjate ketyre diteve po punohet  me sherbime  te perfurcuar   per  te shmangur pritjet e gjata.  Po sipas te dhenave  zyrtare para vitit te ri kane hyre ne Shqiperi  permes  pikes  kufitare te Muriqanit Shqipëri 21.451 shtetas të huaj me 7.131 mjete, ndresa shtetas shqiptar 16.300  me 5.192 mjete, tregon se ka patur nje fluks te larte hyrje – dalje. Nga data 1 janar  e ne vijim, kane dale nga pika kufitare e Muriqanit 8.270 shtetas të huaj me 2.368 automjete ndërsa shtetas shiptar kanë dale 4.887 me 1475 automjete. Në total kanë dale per kete periudhe 13.157 shtetas me 3.843 mjete. Sigurisht në ditët në vijim pritet të rritet dhe numri i turistëve apo I emigrantëve që  u drejtohen vendeve ku ato jetojnë, pasi numri i atyre qe zgjodhen të festojnë festat e fundvitit  ne Shqipëri ishte i lartë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/cPgrLMWYsq8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]