Pas vrasjes së Arjan Ferracakut ndër personat e shoqëruar nga policia është edhe djali 15 vjeçar i anëtarit të këshillit bashkiak Mustaf Lici.

Ky i fundit përmes një deklarate për mediat u shpreh se policia e Shkodrës në bashkëpunim me bandat i kanë shpallur luftë familjes lici. Po ashtu shtoi se shoqërimi i djalit të tij dhe disa të miturve të tjerë bëhet nga policia për të fshehur vrasjen.

Kujtojmë se pak kohë më parë u vra shtetasi Fatbardh Lici, vëllai i anëtarit të këshillit bashkiak.

 

Artikulli paraprakVËZHGIMI I “STAR PLUS”, SHKOLLAT NË GJENDJE TË MJERUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, NJË TJETËR PERSON ZHDUKET PA LËNË GJURMË