SIPAS KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS KY ORGAN DO TË ZBARDHË KRIMET E LUFTËS. Gjykata Speciale nuk do të merret me UÇK-në, e as nuk do ta dëmtojë imazhin e saj për luftën e pastër. Kjo gjykatë do të merret me individët që dyshohen të kenë bërë krime.

Kështu deklaroi kreu i Qeverisë Isa Mustafa, i cili ripërsëriti se Gjykata Speciale do t`i heqë dyshimet për UÇK-në. Këto komente kryeministri Isa Mustafa, i bëri pas takimit me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Mustafa tha se sapo të kalojnë ligjet në Kuvend, Qeveria do të trajtojë në veçanti kërkesën e Komunës së Gjakovës për hapësirat për zonën industriale, reformën ekonomike, ligjin për ndërmarrje publike dhe planet e Qeverisë për përmirësim të ligjit për investimet e huaja. Ndërsa kryetarja e Gjakovës, duke vlerësuar vizitën e parë të Isa Mustafës në detyrën rolin e kryeministrit, tha se me një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha nivelet, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur në mënyrë të barabartë në gjithë Kosovën

Artikulli paraprakBRAZIL, AKSINDENT I RËNDË VDESIN 42 PERSONA
Artikulli tjetërTOM DOSHI PËR TË 6-tën HERË NË PROKURORI