PËRGJEGJËSI I NDIHMËS EKONOMIKE NË BASHKI: TË VERPOHET NDRYSHE. Të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët ndahen nga jeta në shumë raste përpara se të përfitojnë statusin dhe të paisen me librezë. Këtë fakt e pohon përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Bashki Shkëlzen Mustafaraj. Mustafaraj thotë se duhet të veprohet ndryshe dhe për këto shtresa statusi nga drejtoria e shërbimit social në Tiranë të mos jepet në çastet e fundit të jetës.

Sa i përket librezës prej një viti tërhiqet pranë njësive vendore apo shërbimi social në Shkodër por sipas Mustafarajt sërish komisionimi i verbërve apo paraplegjikëve e tetraplegjikëve bëhet në Tiranë, çka është e lodhshme për ta. Si një prej qarqeve më të mëdha, Shkodra ka një numër të konsiderueshëm të këtyre shtresave gjë e cila krijon jo pak shqetësim për ta duke qenë se sipas përgjegjësit të ndihmës ekonomike Mustafaraj nuk trajtohen siç duhet.

Artikulli paraprakNË RRËNOJAT E KISHËS SË SHËN PALIT NË KABASH TË PUKËS
Artikulli tjetërGREQI, QEVERIA MBYLL BANKAT PËR 7 DITË