Rrjeti i muzeve të Shkodrës i krijuar për të promovuar dhe ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore mbetet më aktivi për thithjen e turistëve vendas dhe të huaj.Tre muzetë ai i Kalasë , muzeu “Oso Kuka” dhe muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës” mbeten më të vizituarit. Drejtorja e Muzeut “Oso Kuka” Amila Gjyrezi duke folur për Star Plus tregon se vizitorët më të interesuar sivjet kanë qënë ato nga Lindja e Mesme

Ndërkohë drejtorja Gjyrezi thotë se muaji Qershor cdo vit shënon fluksin më të lartë për thithjen e turistëve por këtë vit numri ka qënë më i reduktuar për shkak të situatës politikë në Shqipëria, të cilës mesa duket i janë trembur këta të fundit

Muzetë e Shkorës sot janë kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.