Me një stil, elegancë, shije, traditë edicioni i dytë “Muzeu i Stilit Etno Vibe” la një shenjë në qytetin e Shkodrës.

Ky event nga qendra “Ti Instute” erdhi pranë fototekës kombëtare “Marubi” në pedonalen “Kolë Idromeno”. Katër stilistët shqiptar Etnik Shala, Dorina Kola, Besa Rugova dhe Hilda Maha u bënë bashkë duke sjellë secili nga 10 veshje të ripunuara me burim nga etnografia e pasur shqiptare e pasqyruar në personazhet e fotografuar nga Marubët.

Drejtori i fototekës kombëtare “Marubi” Luçjan Bedeni shprehet se ky aktivitet i rëndësishëm me vlera kulturore bën pjesë tek ato evente që sjellin një ndryshim në një qytet si Shkodra…

Pas” Tiranës Shkodra u bë qyteti i dytë që priti edicionin “Muzeu i Stilit Etno Vibe” duke i rikthyer Shkodrës shkëlqimin e humbur vitet e fundit. Është një natë e cila do mbesë gjatë në kujtesën e gjithsecilit.

 

Artikulli paraprakFUSHË-ARRËZ, 100 HA PYJE NË FLAKË
Artikulli tjetërBESËLIDHJA-VLLAZNIA 0-1, LIKA: KEMI ENDE SHUMË PUNË