Ka mbërritur në brigjet e Sarandës Veliera e famshme nga Katari “Fateh Al Khair 4”, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar.

Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për Velierën, e cila ishte e disponueshme të vizitohet nga qytetarë të ndryshëm. Atyre ju shpërndanë edhe suvenire që simbolizojnë Botërorin e futbollit “Qatar 2022”.

Për të mirëpritur këtë anije në sheshin e portit të Sarandës u organizua një ceremoni, ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i qarkut Vlorë Alket Hyseni por edhe mjaft personaliteti të tjera.

Ardhjen e kësaj anije, Klosi e cilësoi si një mundësi e artë për të promovuar Sarandën.
“Ne duhet t’i bëjmë respektin e nevojshëm këtij aktiviteti, pasi është një mundësi e artë për të promovuar Sarandën dhe Shqipërinë dhe mundësitë fantastikë që kemi për të zhvilluar turizmin detar.

Ne kemi arritur të kemi 1 milionë turistë të huaj vetëm në 20 ditë në Shqipëri. Ne flasim shumë për turizmin, hotelet, plazhet, por flasim shumë pak për turizmin detar. Duhet ta promovojmë detin pasi kemi një resurs kaq të madh”, tha ministri Klosi.

Ndërsa deputeti Alket Hyseni u shpreh se ardhja e kësaj anije nuk është rastësore.
“Përzgjedhja e Sarandës nga kjo anije është jo rastësore. Saranda është vendi më i bukur. Është fakt pasi mbi 1 milionë turistë kanë ardhur në Sarandë. Vjet e kaluam 1 milionëshin, ndërsa sivjet pritet që të jenë 20% më shumë se vjet”, tha Hyseni.

Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri dhe mban një kapacitet prej 200 tonësh.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË VENDIN E PUNËS, HUMB JETËN 42-VJEÇARI
Artikulli tjetërBASHA JEP 5 ARSYET PSE RAMA KUNDËRSHTON VETINGUN E POLITIKANËVE