Rrjeti i muzeve të Shkodrës i krijuar për të promovuar dhe ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore mbetet më aktivi për thithjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Drejtori i muzeut historik në Shkodër Fatmir Juka thotë se që nga fillimi i sezonit që i bie muaji Maj e deri tani që flasim 8000 persona kanë vizituar muzetë “Oso Kuka”, Muzeun “Marubi” atë të kalasë dhe të “Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Ndërkohë vetëm në muzeun historik “Oso Kuka” sipas Jukës kanë shfaqur interes 2500 vizitor përgjatë tre mujorit të sezonit.

Muzeu Historik “Oso Kuka” sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.

Ky muze sherben edhe si institucion studimor për të rinjtë por edhe pedagogët mbi ngjarje apo zhvillime të ndryshme historike.

Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shek te XIX, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane.

Me pas ato erdhen duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve te rastit dhe gërmimeve arkeologjike.