Muzeu i Shkodrёs “Oso Kuka” ndodhet nё njё gjendje tejet tё amortizuar, cka bёn qё objektet e ekspozuara tё rrezikojne qё tё degradohen.

Ky muze ka nevojë për një ndërhyrje emergjente pasi Përgjatë 25 viteve demokraci nuk është kryer asnjë rikonstruksion rrënjësor në këtë shtëpi karakteristike të Shkodres, që sot funksionon si muze. Drejtori Fatmir Juka thotë se vënia dorë në të, do të ishte një shpëtim jo vetëm për godinën, por edhe pasurinë e madhe që ka brenda tij ky muze, pasi kushtet e ruajtjes nuk plotësojnë standartet e kërkuara. Muzeu i Shkodrës “Oso Kuka” mban në vetvete një pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës e më gjerë. Në bibliotekë gjenden 20 mijë artikuj e përgjithësisht mbulohen të gjitha fushat e albanologjisë, por ka edhe literaturë të autorëve shqiptarë e të huaj. Ato paraqesin njё interes tё madh tek vizitoret,  kryesisht tё huaj qё duan tё njohin mё mirё  historinё e lashtё tё Shkodres.

Artikulli paraprakNUNCI APOSTOLIK I PËRGJEGJET KRYETARES SË QARKUT PËR MARTIRËT
Artikulli tjetër“FRESH VOICE”, LIDERET E SË ARDHMES NË PS