Besimtare komunitetit mysliman ne Shkodër por edhe qytetare te ndryshëm mund te kenë një pike se ku te freskohen sidomos nga I nxehti i muajve te verës.Kjo fale një investimi privat për një çesme ne oborrin e xhamisë se parrucës I realizuar nga nje qytetar shkodran I quajtur Haxhi Besnik Elbasani.

Kjo vepër bamirësie është vlerësuar se tepërmi edhe nga përfaqësues te myftinisë Shkodër ndërsa myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari u shpreh se ky hajrat I mundësuar nga zoti Elbasani është një tjetër vepër e mire e individëve te ndryshëm qe vine ne ndihme te komunitetit. Pas faljes se xhumasë ne xhaminë e parrucës qindra besimtare myslimane patën mundësinë të pine ujin e kësaj çesmeje e cila do ti vleje çdo kalimtari kjo fale investimit Bujar te Haxhi Besnik Elbasanit.

PUBLICITET