INAUGUROHET XHAMIA E DUDASIT, INVESTIM I FONDACIONEVE TË KUVAJTIT. Besimtaret mysliman te qytetit te shkodres tashme do te kene nje xhami me teper per te kryer ritet e tyre fetare. Ne lagjen e vjeter te dudasit eshte inauguruar xhamia rrahman ndertuar me kondtribute nga hejthem Abdullah Jusuf nen kujdesin e shoqates “Rahma International” te kuvajtit dhe fondacionit miresia.

Para te pranishmeve Myftiu I shkodres Imam Muhamed Sytari vleresoi investitoret e ketij objekti fetar ndersa lexoi urimin e rastit ne kuader te ardhjes se muajit te ramazanit. Pas inaugurimit qindra besimtare dhe drejtues te larte islam vizituan ambientet e ketij objekti fetar I cili vec riteve fetare do te sherbeje si nje institucion per femijet te cilet do te mesojne rreth fese.

PUBLICITET