Festa e Fiter Bajramit u festua ne nje menyre te veçante ne Lezhe, duke bere bashke te krishtere e myslimane.

Ne kendin perballe Xhamise se qytetit bizneset kishin pergatitur ushqime falas ne kuader te festes se Bajramit.

Ne mbeshtetje te ketij aktiviteti ishte dhe Bashkia Lezhe, ndersa artistet e qendres kukturore te femijeve krijuan nje atmosfere te gezueshme.

Te ardhur nga Kosova por dhe qytetar te Lezhes uruan te gjithe besimtaret musliman me rastin e festes se Fiter Bajramit.

Organizatoret synojnë ta kthejne kete menyre te festuari ne nje traditë te mire duke dhene shembullin e harmonise fetare mes shqiptareve.

Nderkohe me heret edhe ne Lezhe besimtaret musliman falen namazin. Qe ne oren 6 te mengjesit me dhjetra besimtare ju drejtuan xhamise se vetme te qytetit per te kryer ritet e besimit te tyre.

Falja e Namazit u drejtua nga Imam Agim Terziu . Gjate fjales se tij Imami u ndal tek te jetuarit si mysliman ne te gjitha aspektet e jetes.

Drejtues te Bashkise Lezhe si dhe te PD zhvilluan vizita ne Xhamine e ketij qyteti, duke uruar bsimtaret musliman gezuar Fiter Bajramin.

Gjate faljes se namazit besimtaret jane lutur per me shume paqe ne bote dhe me shume vepra te mira nga njerezimi