Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të bashkohen në tubimet e PD-së nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, për ti thënë “Stop Krimit”.

“Ne ftojmë mbarë qytetarët e Bashkisë Kamëz për t’ju bashkuar thirrjes njerëzore: “Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë”, “Stop Krimit”, duke e realizuar me një takim qytetar nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00”,- njofton Mziu.

Mziu thekson se nëse bashkohemi të gjithë bashkë do të mund të fitojmë përgjithmonë liritë tona.

“Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona.Zoti ju bekoftë!”-përfundon Mziu.

Artikulli paraprakPOSTERI TEK TEATRI “MIGJENI”,REAGON BRUNO SHLLAKU
Artikulli tjetërMBYTET PUSHUESI NË VLORË, VIKTIMA E TRETË NË PAK DITË