Nafta e Ballshit zapton tregun . Problem çmimi e cilësia

 

Rreth 30% e naftës që shitet sot në tregun Shqiptar prodhohet nga Rafineria e ARMO-s. Por edhe pse produkti vendas ka kosto shumë më të ulëta se nafta e importit, çmimi i karburanteve në treg është shtrenjtuar me rreth 5 lekë që prej javës së shkuar. Koordinatori i Shoqatës së Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi, thotë se çmimi i shitjes me pakicë mbahet artificialisht i lartë për shkak të borxheve të trashëguara me të cilat përballet sot ARMO. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në janar të këtij viti, importi i karburanteve ka rënë me 38% krahasuar me një vit më parë, sasi që është zëvendësuar produkti vendas. Por Shoqata e hidrokarbureve ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë e kësaj sasie nafte që hidhet në tregun shqiptar dhe atë kosovar. Nga shtatori i vitit të shkuar, Rafieneria e ARMO-s në Ballsh është marrë në përdorim nga Ionian Refining dhe Trading Company, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale.

Artikulli paraprakDHUNOHEN NGA VJEHRRI, LËSHOHEN URDHRA MBROJTJE PËR 2 GRA
Artikulli tjetërSULM ME BOMBË NË PALLATIN E DREJTËSISË, 25 TË VDEKUR