Rastet e fëmijëve që janë prekur nga probleme të ndryshme shëndetësore nuk kanë munguar në spitalin rajonal të Shkodrës edhe muaji korrik pati në disa ditë temperatura të ulëta.

Shefja e repartit të pediatrisë Greta Naraçi thotë se fëmijët fillimisht marrin mjekim në shërbimin ambulator dhe më pas i drejtohen spitalit.

Më shqetësuese për repartin e pediatrisë kanë 3 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi. Mjekia Naraçi shprehet se kanë kaluar pa komplikacione të mëtejshme kjo edhe pas bashkëpunimit me shëndetin publik dhe institutin e higjenës në Tiranë.

As kësaj here nuk mungojnë këshillat e shefes të pediatrisë për të gjithë prindërit edhe pse tashmë ka një sensibilizim më të madh sa i përket kujdesit për fëmijët.

Deri tani rastet e paraqitura në pediatrinë e spitalit të Shkodrës kanë kaluar pa probleme ndërsa pritet që në vazhdimësi të ketë një shtim të tyre për shkak edhe të motit herë pas here të paqëndrueshëm.