Ndersa situata e permbytjeve ne qarkun e Shkodres ka njohur nje permiresim te lehte ne drejtim te uljes se nivelit te ujit apo terheqjes se tij, vazhdon shpendarja e ndihmave per banoret e permbytur,kjo sidomos ne drejtim te ushqimit per bagetite dhe uje te pijshem.

Per daten 26 mars jane angazhuar 93 forca, 25 mjete 6 motobarka te cilat ne Obot, Livade, Dajc, Velipoje, Belaj, Trush, Bushat jane transportuar 197 banore,

jane shperndare 55100 litra uje i pijshem, 9000 kg koncentrat , 10000 kg bar I thate. Jane transportuar 18 ton bari i thate nga City Park ne Shkoder me 17 mjete te KM, si dhe jane rruges 20 ton koncentrat.

Ne vijim te informimit per situaten ne Shkoder, bazuar ne te dhenat e sjella nga Prefektura Shkodee behet me dije se, diten e sotme jane shperndare:
Deri ora 20.10, koncentrat 51.5 ton ,11.5 ton ndihme e qeverise turke-Dajc; 40 ton te RMSH, nga te cilat 20 ton u shkarkuan tek tregu i frutave per rrethina e qytet,

10 ton po presim per t’i derguar ne Bushat dhe 10 ton do te qendrojne tek FNSH per tu derguar neser ne Dajc) bar i thate 19.12 ton jane magazinuar ne Dajc, ndersa 5 kamion, me rreth 6 ton bar i thate mberrijne per pak ore.Shperndarja e ndihmave te transportuar nga FA, behet nga pushteti vendor.