Është ndarë nga jeta futbollisti mirditor, Dodë Arapi. Lajmi i trishtë është dhënë nga familjarët e tij.

Arapi karrierën e tij e ka kaluar te skuadra e qytetit, Minatori. Ai shpenzoi kohë të tëra për të rritur brezin e ri në qytetin e vogël verior dhe për të furnizuar më pas skuadrën e qytetit dhe kombëtaren. Vajzat e tij ishin talente të voleibollit në Mirdite.

Pallati i Sportit në Rreshen mban emrin e vajzës së tij “Arjana Arapi”, që i kushtoi jetën këtij sporti në Mirdite, duke u shuar në moshë fare të re. Familja lajmëron se varrimi bëhet nesër më datë 12 prill, në orën 17.00 në Rrëshen.