HOMAZHET NË TEATRIN “MIGJENI”, MIQ , ARTISTË E TË AFËRM I DHANË LAMTUMIRËN Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori shkodran Ramiz Rama. Pas një sëmundje që e mundoi për një vit me radhë, artisti i mirënjohur i qytetit të Shkodrës u nda nga jeta.

Aty ku kaloi shumë vite, ne teatrin “Migjeni” u mbajtën homazhet teksa miq, të afërm, artistë të Shkodrës dhe qytetarët e përcollën në banesën e fundit.Edhe pse në jetën e tij kaloi shumë vështirësi Ramiz Rama diti të jetë një aktor por edhe një qytetar i denjë i Shkodrës.I ndjeri Ramiz Rama do mbahet mend gjatë për publikun e gjërë për shumë e shumë role teksa për herë të fundit u rikthyer në skenë më 17 dhjetorin e vitit të kaluar në kuadër të 65-vjetorit të teatrit “Migjeni” pas dramën simbol “Gjaku i Arbrit”.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM, VLLAZNIA KËRKON MË SHUMË MBËSHTETJE
Artikulli tjetërDËSHTON RIHAPJA E ZYRËS SË INFORMACIONIT PËR TURISTËT