Ndahet nga jeta babai i ish ministrit të Jashtme, Ditmir Bushati. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bushti përmes një statusi në facebook, i cili shkruan se ai ka ndërruar jetë në Boston nga një sëmundje e rëndë.

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë”, shkruan Bushati.

Sulejman Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.