Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare, gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Nezaj.

Ai ka ndërruar jetë në New York, pas një sëmundjeje të rëndë. Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999. Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “ Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët. Dashuria e madhe për natyrën, vihet re në profilin e tij në Facebook, ku dominojnë fotografi nga natyra e bukur shqiptare, kryesisht nga Tropoja, vendlindja e tij.

Artikulli paraprakTONIGHT – 17.05.2016
Artikulli tjetërMUNGOJNË AVOKATËT, SHTYHET GJYQI PËR ALEKSANDËR DUSHAJ