Një nga figurat më me ndikim në historinë e rock-ut, Scott Walker ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Walker mori famë, pas pjesëmarrjes në grupin “The Walker Brothers”, por më pas kaloi si solist.

Lajmi për vdekjen e Scott u konfirmuan nga shtëpia e tij diskografike 4AD, të cilët thanë se për gjysmë shekulli ai ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve.

Nuk ka ende të dhëna lidhur me shkakun e vdekjes së Scott Walker.
Scott Walker ka lindur në 9 Janar 1943.

Ai ishte i njohur për zërin e tij të dalluar bariton dhe vepra e tij soliste e bëri atë një figurë kultore në botën e muzikës eksperimentale.
Suksesi i tij erdhi kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 1970 ai u bë nënshtetas britanik.

Në vitin 1964 Scott dhe John Walker u bashkuan për t’u bërë The Walker Brothers dhe u bashkuan së shpejti nga bateristi Gary Leeds.

Artikulli paraprakSTUDENTËT PARALAJMËROJNË RAMËN: SË SHPEJTI NJË ZINXHIR PROTESTASH MASIVE
Artikulli tjetërDJALI I BUJARIT NISHANIT, HEQ DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE