Ndahet nga jeta në moshën 53 vjeç deputeti Gjovalin Kadeli

Politika shqiptare në zi, shuhet ne moshen 53-vjeçare deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli. Deputeti ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku po kurohej pas një sëmundje të rëndë. Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua. Deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua për kurim në shtetin fqinj. Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Por pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së.

Artikulli paraprakRRJETI I KOKAINËS, 99 VITE BURG PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërKAPET NË KAPSHTICË PUKIANI I SHUMËKËRKUAR